Pele: Messi s’është lojtar i madh

dardanmiftari | Saturday, November 12, 2011 | 0 Komente

Legjenda braziliane e futbollit, Pele përsëri ka lansuar komente kontraverse për futbollistin e Barcelonës, Lionel Messin, duke thënë se ai nuk është aq lojtar i madh.
“Mendoj se një lojtar i madh është i definuar nga paraqitjet e tij në Botëror. Për shembull, shikojeni Messin kur luan për Barcelonën. Ai është shumë i mirë, i jashtëzakonshëm. Por për Argjentinën, ai është lojtar tjetër”.

“Krahasojeni atë me Zinedine Zidanen. Ai e fitoi Botërorin dhe ishte në maje për 15 vjet. Ai ishte lojtar shumë më i kompletuar se sa Messi. Para Zidanes ishte Johan Cruyff, Franz Beckenbauer, Michel Platini dhe Bobby Moore. Lojtarë të mëdhenj janë ata që kanë fituar Botërorin, apo si Cruyff dhe Platini kanë shkëlqyer në të”, deklaroi Pele për The Sun.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...