PSG konfirmon ofertën për Beckham

dardanmiftari | Thursday, November 24, 2011 | 0 Komente

Drejtori sportiv i Paris Saint Germain, Leonardo, ka pohuar se ata kanë diskutuar me David Beckham për një transferim të mundshëm të tij në kampionatin spanjoll.
“Po, ne kemi folur. Situata të tilla kërkojnë kohë. Ne do të shohim nëse çka i përshtatet atij dhe çka na përshtatet neve. E di këtë histori dhe ai nuk ka nevojë të më tregojë mua të kaluarën. Ai shkoi te Milani dhe bëri të njëjtën gjë. Ka një raport me të”, ka thënë Leonardo.

“Kur flisni për Beckham ju flisni për diçka të madhe. Tash kontrata e tij skadon, ai do të vendosë të ardhmen e tij. Nëse Beckham mendon për të ardhur këtu, është diçka për të cilët ne duhet të jemi të lumtur”.

“Mendoj se ai ende mund të sjellë diçka në fushë me personin që është dhe përvojën që ka. Nëse një lojtar si ai mendoj për Paris Saint-Germain kjo është e mirë dhe ne jemi të hapur për diskutime”.

“Çdokush flet për PSG dhe kjo më kënaq. PSG është në maje të tabelës dhe janë 45 mijë njerëz në stadium dhe çdokush është i lumtur”, ka shtuar braziliani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...