Ranieri: Në LK luajmë më mirë
Claudio Ranieri mendon se Interi luan më me energji në Ligën e Kampionëve, pasi Nerazzurët barazuan 1-1 në grupi B ndaj Trabzonspor.
Inter tashmë është kualifikuar për në fazën e ardhshme eliminatore të garës evropiane pasi ka mbledhur dhjetë pikë nga pesë takime dhe do të presë në fushë të vet CSKA-në e Moskës në takimin e fundit të fazës grupore.
“Në Ligën e Kampionëve ne kemi treguar se kemi diçka të veçantë – ne do të përpiqemi ta sjellim këtë edhe në ndeshjet e Serie A”.
“Ne e menaxhojmë veten për të dalë nga rëra e rrëshqitshme, por ne ende duhet të përmirësohemi. Tashmë u kam thënë djelmoshave të fillojnë të mendojnë për Sienën, që do të jetë e vështirë pasi ata luajnë si ekip dhe kanë një trajner shumë të mirë”, ka thënë Ranieri.
Category: Futboll
0 Komente