Ronaldo: Na pëlqen të jemi mbi Barcën

dardanmiftari | Sunday, November 20, 2011 | 0 Komente

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka lansuar një provokim të radhës për rivalin e përbetuar Barcelonën duke thënë se atij dhe bashkëlojtarëve të tij u pëlqen të jenë mbi Blaugranët.
“Ne jemi më të mirë tani dhe më të pjekur. Ne argëtojmë njerëzit. Ata kanë dëshirë të na shikojnë. Ata kënaqen si në stadium ashtu dhe në shtëpi. Kjo është me rëndësi për ne. Ne nuk duhet të mendojmë vetëm për vete”.

“Unë dua të fitoj çdo ndeshje dhe çdo titull. Unë jam i bindur se do të fitojmë diçka këtë vit. Ne do të luftojmë për të fituar në të tri garat. Real Madridi gjithmonë lufton për titujt e mëdhenj. Ne do të fitojmë vetëm nëse vazhdojmë të punojmë. Na pëlqen shumë të jemi mbi kundërshtarin tonë kryesor. Kjo na motivon”, deklaroi Ronaldo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...