Soldado: Mund ta mposhtim Chelsean

dardanmiftari | Thursday, November 24, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Valencias, Roberto Soldado, mendon se ata mund ta mposhtin Chelsean në ndeshjen vendimtare të Ligës së Kampionëve dhe të kualifikohen më tej.
Soldado shënoi hat-trick derisa Valencia mposhti Genk-un me rezultat 7-0 gjatë të mërkurës mbrëma.

“Nëse ne ruajmë këtë formë atëherë ka shanse të mira që të fitojmë ndaj Chelseat. Objektivi ynë gjithmonë ishte të shkojmë në ndeshjen e fundit me një mundësi të kualifikimit dhe kjo është mënyra se si shkuan gjërat”.

“Ne shkojmë në Stamford Bridge duke besuar se duhet të fitojmë, por puna jonë deri tash do të thotë se edhe një barazim bën punë për ne”, ka thënë Soldado.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...