Villas Boas nuk motivon lojtarët

dardanmiftari | Friday, November 25, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Chelseat, Andres Villas Boas po e ka shumë të vështirë ta ruajë vendin e tij të punës si bos i Bluve pasi shumë lojtarë të klubit londinez nuk shohin te portugezi fuqi mentale dhe lidership.
The Sun shkruan se tashmë është zgjuar brenga te lojtarët se portugezi po e dërgon klubin drejt humnerës.

“Ka momente kur lojtarët nuk shohin te menaxheri forcë dhe lidership. Ai është vetëm 34 vjeç dhe ndoshta klubi e sheh si gabim punësimin e një menaxheri aq të ri”, theksoi një burim i tabloidit britanik.

Chelesa nuk i ka punët mirë që pas humbjes nga QPR, ndërsa tani rrezikon kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, ashtu sikur dhe luftën për titull në Ligën Premier.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...