Adriano përfshihet në një incident me armë

dardanmiftari | Saturday, December 24, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Corinthians, Adriano, është përfshirë në një incident në të cilin ka mbetur e plagosur në dorë një femër 20-vjeçare.
Adriane Cirilo dos Pintos është dërguar në spitalin Barra D'Or ku i është dhënë kujdes emergjent. Ajo ka thënë se Adriano kishte luajtur me një revole në pjesën e pasme të automjetit në momentin kur arma ka qitur.

Ndërkohë, ish- sulmuesi i Interit dhe Romës e ka mohuar versionin e saj.

“Unë isha në ulësen e përparme; gjuajtja është bërë në ulësen e pasme”, citon Globoesporte fjalët e futbollistit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...