Al Sadd dëshiron 16 lojtarë në fushë kundër Barcës
Klubi nga Katari, Al Sadd, dëshiron që FIFA t’i lejojë ata të nxjerrin 16 lojtarë në fushë për ndeshjen gjysmëfinale të Kupës Botërore të Klubeve, që zhvillohet nesër në Japoni.
“Kam një plan. Nëse ata pajtohen me kërkesën time që të na lejohet të nxjerrim 15 ose 16 lojtarë në fushë, mendoj se kemi një shans!”, ka deklaruar trajneri uruguaian i Al Sadd, Jorge Fossati.
Barcelona, që do të tentojë të fitojë titullin e dytë të Kampionit Botëror në nivel klubesh, pritet me lehtësi ta mposhtë kampionin e Azisë dhe të kualifikohet për në finale. Biletën për finalen e të dielës tashmë e ka siguruar kampioni i Brazilit, Santos, pasi mposhti me rezultat 3-1 kampionin e Japonisë, Kashiwa Reysol.
Category: Futboll
0 Komente