Allegri: Duhet të përmirësohemi

dardanmiftari | Saturday, December 03, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri ka pranuar se ai është ndarë i kënaqur me ekipin e tij në fitoren prej 2-0 ndaj Genoas të premtën mbrëma, por ndjen se ka ende hapësirë për t’u përmirësuar.
“Performanca ishte e mirë, ne krijuam shumë raste dhe rrezikuam veten vetëm në fillim të pjesës së dytë sepse nuk luajtëm fare”.

“Por, fitorja është e merituar dhe kurrë nuk është vënë në dyshim. Ne ende kemi hapësirë të madhe për t’u përmirësuar, por patjetër se jemi në binarë të duhur .Ne vëmë veten nëpër teste çdo ditë”, deklaroi Allegri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...