Allegri kërkon fokus për Bolonjën

dardanmiftari | Sunday, December 11, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri ka kërkuar përqëndrim maksimal nga lojtarët e tij për sfidën që zhvillohet sot ndaj Bolonjës në kuadër të Serie A.
“Ndaj Bolonjës do të jetë ndeshje tjetër nga sezoni i kaluar. Ne e dimë se do të jetë ndeshje e vështirë sepse ata po kalojnë nëpër periudhë të mirë”.

“Ata luajtën mirë të enjtën dhe janë eliminuar nga kupa vetëm pas 120 minutash lojë. Të dielën e kaluar, ata mposhtën Sienën. Do të jetë shumë vështirë për ne. Ne duhet të jemi të kujdesshëm, të luajmë ndeshje të mirë teknike dhe të marrim tri pikët”, u shpreh Allegri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...