Arrestohet Cristiano Doni

dardanmiftari | Monday, December 19, 2011 | 0 Komente

Ish-lojtari i kombëtares italiane, Cristiano Doni, është arrestuar nga policia italiane së bashku me 16 persona të tjerë për shkak të supozimeve për përfshirje të tij në një skandal të montimit të ndeshjeve, shkruan Corriere dello Sport.
Përveç Donit, i cili tashmë është i suspenduar nga futbolli për tre vite e gjysmë për rolin e tij në skandal, janë arrestuar edhe ish-mbrojtësi i Interit, Luigi Sartor, Alessandro Zamperini, Andrea Gervasoni dhe Filippo Carobbio.

17 të dyshuarit raportohet se kanë kontakte me organizata kriminale në Singapor dhe në Evropën Lindore të cilat janë të përfshira në montimin e ndeshjeve dhe format tjera të mashtrimeve sportive.

Ndeshjet e sezonit 2010-11 të Serie A, Brescia-Bari, Brescia-Lecce dhe Napoli-Sampdoria, të gjitha janë duke u hulumtuar, si edhe disa ndeshje të tjera të Serie B dhe të divizioneve më të ulëta të futbollit italian.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...