Barazim kontravers i Milanit

dardanmiftari | Sunday, December 11, 2011 | 0 Komente

Bolonja ka arritur ta ndalë në një barazim sensacional me rezultat 2-2 kampionin e Italisë, Milanin, në një sfidë e cila është përcjellur nga vendime kontraverse të gjyqtarit Rocchi, përderisa nga ana tjeter Udinese është lider i ri në Serie A.
Ishte kjo një ndeshje dinamike që nga fillimi, me vendasit të cilët bënë impenjimin fillestar.

Marco Di Vaio kaloi në epërsi vendasit (11’) me asistimin e Alessandro Diamantit. Sidoqoftë, gëzimi i tifozëve bolonjez zgjati vetëm pesë minuta pasi Clarence Seedorf (16’) barazoi rezultatin në 1-1.

Bolonja ka mundur të kalojë në epërsi në fund të pjesës së parë, po që se gjyqtari Rocchi do të kishte akorduar një penalti të pastër të shkaktuar nga Clarence Seedorf i cili ngatërroi futbollin me basketbollin dhe preku topin me dorë. Gjyqtari ishte pranë situatës, por nuk akordoi penalti.

Në pjesën e dytë dominon Milani më impenjativ në posedim. Pas një aksioni të sulmuesve Pato dhe Ibrahimovic, me brazilianin që ishte në pozicion jashtë loje, ishte Zlatan Ibrahimovic ai që nxori një penalti nga e cila realizoi dhe golin për 2-1 (72’). Edhe kjo penalti mjaft kontraverse.

Sidoqoftë, vendasit reaguan shpejtë dhe në rastin e parë Diego Perez e vuri në pozicion shënimi Alessandro Diamantin i cili shënoi për 2-2. Amelia ka mundur ta ndalë këtë goditje, por tifozëve bolonjezë kjo nuk u interesoi aspak pasi rezultati ishte në favor të tyre.

Deri në fund Allegri tentoi ta fitonte takimin pasi zëvëndësoi Paton dhe Robinhon, por rezultati përfundimtar mbeti 2-2.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...