Barca mund të bëhet edhe më e mirë

dardanmiftari | Monday, December 19, 2011 | 0 Komente

Mesfushori spanjoll, Cesc Fabregas, i ka paralajmëruar rivalët e Barcelonës se ata janë në gjendje që të bëhen edhe më të fortë në të ardhmen.
Blaugranët u shpallën kampionë të botës me një fitore mbresëlënëse prej 4-0 kundër Santosit, duke konfirmuar veten si skuadra më e mirë në botë.

“Ne jemi gjithmonë të relaksuar. Kësaj skuadre i pëlqen presioni, ky ekip i pëlqen lojërat e këtilla dhe kjo është arsyeja pse kanë fituar kaq shumë në këto katër sezonet e fundit”.

“Ata nuk kanë nevojë më që t’i dëshmojnë askujt asgjë. Krejt çfarë duhet të bëjmë është që të vazhdojmë të besojmë se mund të bëjmë më shumë”, ka deklaruar Fabregas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...