Barca shënon “vetëm” pesë herë

dardanmiftari | Saturday, December 03, 2011 | 0 Komente

Barcelona ka shënuar fitore të lartë prej 5-0 kundër Levantes në Camp Nou, në një takim ku ka mundur të shënojë edhe disa gola të tjerë.
Mesfushori Cesc Fabregas e filloi serinë e golave pas asistimit të Andres Iniestas (4’), ndërsa i njëjti lojtar e shënoi edhe golin e dytë pas një harkimi të Xavit (33’).

Joan Isaac Cuenca e vendosi rezultatin e pjesës së parë (37’), ndërsa edhe në këtë gol ishte pjesëmarrës Iniesta, i cili e bëri asistin.

Në gjysmën e dytë i erdhi radha të shënonte Lionel Messit (55’), i cili pas një korneri të shkurtuar u asistua nga Daniel Alves, për të arritur shifrën prej 17 golave në La Liga këtë edicion, po aq sa ka edhe Cristiano Ronaldo.

Messi i ndihmoi Alexis Sanchezit ta shënonte golin e pestë për katalunasit (61’) dhe ky ishte goli i fundit në këtë takim, pasi në vazhdim lojtarët mysafirë ishin me fat që nuk pranuan edhe disa gola të tjerë, duke qenë se Blaugranët humbën shumë raste shënimi deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit.

Para derbit më të madh në botë, ‘el Clasico’, që zhvillohet të shtunën me 10 dhjetor në Santiago Bernabeu, diferenca e pikëve mes Real Madridit dhe Barcelonës është tre, ndërsa Los Blancos kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...