Bayerni kërkon fitore ndaj Cityt

dardanmiftari | Saturday, December 03, 2011 | 0 Komente

Drejtori i Bayernit të Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka ndarë mendimin e njëjtë me presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis duke u shprehur i përkushtuar për ta eliminuar Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve.
De Laurentiis kishte fyer sheikët e Manchester Cityt se po bëjnë ç’mos për të ‘blerë’ kualifikimin në fazën tjetër, por drejtori i Bayernit e ka qetësuar presidentin e Napolit duke thënë se bavarezët do të tentojnë të mposhtin anglezët në ndeshjen kruciale që zhvillohet në Etihad Stadium mesjavën e ardhshme.

“Ekipi i Mazzarrit është dëshmuar fizikisht i aftë për t’u kualifikuar në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve. Unë e di se ne jemi një klub serioz që po shkon të fitojë në Mançester. Jo vetëm për 800 mijë eurot në rast të fitores, por edhe për shkak të renditjes në UEFA. Unë i them Napolit të mos bëjë kalkulime dhe të mos mendojë për këtë. Mënyra më e lehtë për t’u kualifikuar është të fitosh”, theksoi Rummenigge.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...