Bayerni nuk ka nevojë për përforcime

dardanmiftari | Saturday, December 24, 2011 | 0 Komente

Legjenda gjermane, ish-futbollisti i Real Madridit, Gunter Netzer mendon se Bayerni i Munichut nuk duhet që të shpenzojë në afatin kalimtar të janarit për ta përforcuar skuadrën.
Mungesa e baraspeshës dhe ndonjëherë edhe qëndrueshmërisë te skuadra bavareze është vënë në theksin e kritikave, por kundër zërave për përforcim është analisti i njohur në televizionin publik gjerman ARD, që thotë se bavarezët janë mjaft të fuqishëm.

“Për hirë të Zotit, jo! Për shembull, Jerome Boateng është një zgjidhje e jashtëzakonshme për qendërmbrojtës, ndërsa Manuel Neuer është një prej transferimeve më të mira në histori të Bayernit. Ai dhe Rafihna ende nuk janë adaptuar, por kush e ka pritur këtë. Ata kanë nevojë për kohë”, theksoi Netzer.

Bayerni kthehet në aksion në vitin 2012 me një udhëtim te Borussia Munchengladbach më 20 janar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...