Benzema shënoi golin më të shpejtë në një El Clasico

dardanmiftari | Sunday, December 11, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema është bërë realizuesi më i shpejtë i një goli në histori të El Clasicos, pasi shënoi golin hapës të takimit të zhvilluar të shtunën mbrëma në Bernabeu pas vetëm 22 sekondash.
23 vjeçari me një volej nga afërsia i dha ekipit vendas një epërsi të pa vlefshme me më pak se një minut të luajtur në fushë.

Benzema ndjek gjurmët e anësorit të Barcelonës, Jose Carrasco (1987-88) dhe ish-sulmuesin e Realit, Enrique Mateo (1960-61), të cilët shënuan brenda një minute në takimet e zhvilluara dekada më parë.

Real Madridi ka pësuar humbje me rezultat 3-1 nga Barcelona në Bernabeu të shtunën mbrëma.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...