Cavani: Kisha mospajtime me Mazzarrin

dardanmiftari | Friday, December 23, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Napolit, Edinson Cavani ka pranuar se kishte mospajtime me trajnerin Walter Mazzarri, por ka pohuar se kjo qëndron në të kaluarën pasi ai ka rregulluar marrëdhëniet me strategun italian pas shkatërrimit bërë Genoas në San Paolo.
“Unë kam pasur një mosmarrëveshje të vogël me trajnerin, por tashmë problemi është zgjidhur. Ishte një fitore e merituar ndaj Genoas dhe tani mund të shkojmë në pushime në mënyrë paqësore”.

“Në Napoli, unë ndihem mirë. Njerëzit më japin shumë dashuri dhe shpresoj që gjithmonë të jetë kështu. Në të ardhmen kurrë nuk i dihet...ky është futbolli”, tha Cavani që po lidhet me një kalim te Chelsea.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...