Cesc: Nëse largohem nga Barca, do të kthehem te Arsenali

dardanmiftari | Sunday, December 25, 2011 | 0 Komente

Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas, ka shprehur dëshirën që një ditë ta bartë sërish fanellën e Arsenalit.
Spanjolli u largua nga Topçinjtë gjatë verës për t’u kthyer te klubi ku e kishte filluar karrierën, ndërsa transferimi i tij kushtoi rreth 30 milionë euro.

“Nëse do të më duhet të largohem nga Barcelona, do të kthehem te Arsenali- do të më pëlqente të kthehesha”.

“Nuk më vjen turp të them se ditën që u largova munda vetëm të them: ‘Faleminderit shumë’, nuk munda të them asgjë më shumë”.

“Nuk më vjen turp të them se gati sa nuk qava. Arsene Wenger, nuk kam takuar askënd aq besnik, ai është një nga më të mirët, unë vërtet besoj në këtë”, ka deklaruar Fabregas për Sky Sports News.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...