Chelsea i kthehet fitores

dardanmiftari | Saturday, December 03, 2011 | 0 Komente

Chelsea ka shënuar fitore tepër të rëndësishme në transfertë te Newcastle me rezultat 3-0.
Chelsea e dominoi takimin nga fillimi, por as vendasit nuk u sprapsën në asnjë moment.

Ishte një harkim i Juan Matas ai që përfundoi te Didier Drogba, i cili mjeshtrisht me kokë shënoi për 1-0 (38’).

Në vazhdim të takimit ekipi vendas tentoi të barazonte rezultatin, por djemtë e Alan Pardeë vetëm sa e përkeqësuan rezultatin.

Salomon Kalou (89’) shënoi për 2-0 pas asistimit të Fernando Torres, përderisa Daniel Sturridgë realizoi për 3-0 në kohën shtesë që ishte dhe rezultati përfundimtar.

Me këtë fitore Chelsea ia rrëmben pozitën e katërt Newcastle, pasi Blutë kanë 28 pikë, dy më shumë se Newcastle.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...