Chicharito mungon një muaj

dardanmiftari | Sunday, December 04, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Manchester United, Javier Hernandez, pritet të mungojë një muaj pas lëndimit të pësuar në ligamentet e nyjes së këmbës.
Hernandez mund të mungojë deri në gjashtë ndeshje para vitit të ri, pasi pësoi një dëmtim të rëndë ndaj Aston Villës në pjesën e parë të sfidës që përfundoi me fitore minimale për Djajtë.

“Ne mendojmë se është ndrydhje e ligamenteve të nyjes. Ne momentalisht i kemi punët keq me lëndimet. Mund të shkojnë tri deri në katër javë”, theksoi Fergie.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...