Cole: Chelsea gaboi që shkarkoi Ancelottin

dardanmiftari | Saturday, December 31, 2011 | 0 Komente

Mesfushori i Liverpoolit, Joe Cole, ndjen se Chelsea gaboi rëndë që transferoi tashmë menaxherin e PSG, Carlo Ancelottin.
“Chelsea ka përdorur sëpatën ndaj disa menaxherëve më herët se ç’është dashur. Shikoni te Fergusoni, atij i janë dashur pesë vjet për të fituar një torfe. Është frustruese të jesh menaxher dhe t’iu nevojiten pesë vite për të filluar me rezultatet e para. Chelsea duhet të mbajë një menaxher një kohë më të gjatë për të fituar tituj.

“Të gjithë lojtarët te Chelsea e kanë dashur Mourinhon dhe menaxherët tjerë kanë tentuar ta ndryshojnë këtë fakt shpejtë. Por, ajo që më impresionoi te Carlo Ancelotti ishte mençuria e tij. Ai për një javë arriti të hyjë në zemrat tona, na lejoi të bëjmë gjërat që na pëlqyen, ai menaxhoi lojtarët aq mirë. Ishim aq të lumtur dhe fituam dy tituj. Ai është strateg i madh, ai ka fituar gjithçka”, tha Joe Cole.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...