Del Bosque i ndrojtur nga Italia

dardanmiftari | Saturday, December 03, 2011 | 0 Komente

Përzgjedhësi i Spanjës, Vicente Del Bosque është shprehur optimist për shortin në Grupin C, por ka shprehur nota të larta respekti për ish-kampionët e botës, Azzurët e Italisë.
“Italia na ka mposhtur në miqësore dhe ata janë kundërshtarët më të fortë. Do të jetë vështirë, në kampionatin evropian janë 16 ekipe të forta dhe të gjithë përbëjnë rrezik më vete. Por, ajo që kam dashur të shmang dhe ndodhi (sfida ndaj Gjermanisë dhe zhvillimi i ndeshjeve në Poloni)”.

“Ne duhet të luajmë ndaj një Italie shumë të re, dhe ndaj dy ekipeve që u kualifikuan me anë të play-offit. Ne do të përgatitemi me kujdes, duhet të fokusohemi në lojën tonë dhe të përgatitemi”, ka thënë Del Bosque.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...