Dënim me burg për presidentin e Sevillas
Presidenti i Sevillas, Jose Maria del Nido, është dënuar me shtatë vjet e gjysmë burgim.
Ai është shpallur fajtor për mashtrim, korrupsion dhe përvetësim në rastin “Minutas” nga gjykata e Malagas.
Ngjarjet kishin ndodhur nga viti 1999 deri në vitin 2003 kur Del Nido ishte jurist në komunën e Marbellas. Prokurori kishte kërkuar 30 vjet burgim për Del Nido, por gjykata kishte vendosur për shtatë vjet e gjysmë.
Category: Futboll
0 Komente