Drogba të rinovojë kontratën
Chelsea ka filluar bisedimet me Didier Drogban për rinovimin e kontratës së sulmuesit, pas performancave të tij të jashtëzakonshme për klubin.
Lajmin e konfirmoi vet menaxheri Andres Villas Boas që nuk ka mundur të lë pa shpërblyer reprezentuesin e Bregut të Fildishtë për performancën e tij heroike ndaj Valencias.
“Niveli i paraqitjeve të tij ka qenë i jashtëzakonshëm, duke ndihmuar klubin dhe bashkëlojtarët. Natyrisht, klubi duhet të pajtohet se lojtarët të cilët luajnë mirë duhet të qëndrojnë. Bisedimet tashmë kanë filluar”, theksoi Villas Boas.
Category: Futboll
0 Komente