Essien kthehet në janar
Mesfushori i Chelseat, Michael Essien, pritet që të rikthehet gjatë janarit, pas një lëndimi afatgjatë në gju gjatë stërvitjeve parasezonale.
Villas Boas thotë se mesfushori mund të kthehet në ekipin e parë brenda dy javësh dhe ai e konsideron këtë si transfer të ri.
“Mendoj se ai do të kthehet kah mesi i janarit. Ai do të luajë në ekipin e parë dhe atë e konsiderojmë si transfer të ri”, theksoi Villas Boas.
Category: Futboll
0 Komente