Euro 2012: Holandë - Gjermani, Francë - Angli
Dy prej favoritëve për ta fituar kampionatin evropian Euro 2012, finalisti i Kupës Botërore 2010, Holanda, dhe gjysmëfinalisti, Gjermania, janë caktuar përballë njëri-tjetrit në grupin B.
Gjermania dhe Holanda do të kenë në grupin B, që mund të etiketohet si ‘grupi i vdekjes’, dy rivalë të tjerë jo shumë më të dobët, Danimarkën dhe Portugalinë.
Shorti i hedhur në Kiev të Ukrainës ka nxjerrë edhe një sfidë tjetër interesante, atë mes Spanjës dhe Italisë. Dy gjigantët e futbollit evropian do të përballen në grupin C edhe me Irlandën dhe Kroacinë.
Anglia është caktuar në grupin D dhe si rival më të vështirë në grup pritet ta ketë Francën. Në këtë grup bëjnë pjesë edhe nikoqiri i garës, Ukraina, dhe Suedia.
Nikoqiri tjetër i kësaj gare, Polonia, është caktuar në grupin A së bashku me Rusinë, Greqinë dhe Republikën Çeke – një grup që duket më së paku atraktiv krahasuar me të tjerat.
Renditja e grupeve në Euro 2012 është si vijon:
Grupi A: Polonia, Greqia, Rusia, Republika Çeke
Grupi B: Holanda, Danimarka, Gjermania Portugalia
Grupi C: Spanja, Italia, Republika e Irlandës, Kroacia
Grupi D: Ukraina, Suedia, Franca, Anglia
Category: Futboll
''Portugalia''
ReplyDelete