Ferguson: Wigan do të mbijetojë

dardanmiftari | Friday, December 23, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson ka lëvduar Wiganin para ndeshjes së dy skuadrave, teksa beson se skuadra rivale do të qëndrojë në Ligën Premier sezonin e ardhshëm.
“Unë e kam parë Chelsean kundër Wiganit dhe mendoj se Wigani ishte fantastik. Kjo do të thotë shumë për Roberto Martinez, ai vazhdon të luajë futboll të mirë pavarësisht pozitës së tyre”.

“Ne kemi histori të mirë me Wiganin, por nuk do të garantohemi për asgjë. Ne duhet të mbajmë këmbën në pedale. Nuk mendoj se ata janë ekip për mbijetesë, ata po luajnë mirë ndaj ekipeve të mëdha”, tha Ferguson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...