Huntelaar mohon lidhjen me United

dardanmiftari | Saturday, December 24, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Schalkes, Klaas-Jan Huntelaar, ka heshtur spekulimet rreth mundësisë së kalimit të tij te Manchester United.
Holandezi ka një kontratë me ekipin gjerman deri në verën e vitit 2013, ndërsa ka lënë të kuptohet se planifikon që të fillojë bisedimet për vazhdimin e kontratës.

“Unë nuk di asgjë rreth interesimit të Manchester Unitedit. Nuk dua as të spekuloj, unë jam i përqendruar maksimalisht te Schalke”.

“Do t’i lë të kalojnë qetë të gjitha ofertat që do të më vijnë dhe pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë. Ky është qëndrimi që e kam pasur gjithmonë”.

“Kontrata ime vazhdon deri në verën e vitit 2013. Nëse ata (drejtuesit e Schalkes) duan të bisedojnë, unë do t’i dëgjoj me kënaqësi”, ka pohuar 28-vjeçari për Voetbal International.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...