Ibra: Qielli është kufiri për Milanin

dardanmiftari | Wednesday, December 21, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimivic, beson se ekipi i tij mund të arrijë shumë suksese këtë sezon.
Suedezi shënoi gol në fitoren e mbrëmshme 2-0 ndaj Cagliarit, që ishte edhe e fundit e sezonit vjeshtor. Fitorja e ngre Milanin në pozitën e parë me 34 pikë, një më shumë se Juve, që sonte udhëton në Udinese.

“Urime Krishtlindjet të gjithë fansave të Milanit. Do të shohim çfarë do të ndodhë nesër (sot), por ne kryem punën tonë. Tash kemi pushim dhe pastaj kur të kthehemi do të bëjmë atë që kemi bërë deri tash”.

“Ne duhet të përqendrohemi te vetja, nëse ne bëjmë atë që dimë të bëjmë, do të shkojmë larg. Ne jemi ekipi më i fuqishëm dhe nëse nuk bien, qielli është kufiri”, ka thënë Ibra për faqen zyrtare të Milanit.

Rossonerët rikthehen në fushë më 8 janar kur do të udhëtojnë në Bergamo për t’u përballur me Atalantan.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...