John Terry të dënohet për racizëm
Mbrojtësi i Chelseat, John Terry pritet që të përballet me dënim për abuzimet raciste ndaj mbrojtësit të QPR-së, Anton Ferdinand.
Terry po akuzohet për abuzime raciste ndaj mbrojtësit të QPR-së dhe tani prokuroria ka vendosur që të akuzojë edhe zyrtarisht kapitenin e Chelseat.
Vendimi i prokurorisë vjen vetëm një ditë pasi FA dënoi sulmuesin e Liverpoolit, Luis Suarez me 40 mijë funte dhe tetë ndeshje suspendim për abuzim racist ndaj Patrice Evras.
Category: Futboll
0 Komente