KBK: Barca në finale përballë Santosit

dardanmiftari | Thursday, December 15, 2011 | 0 Komente

Barcelona është kualifikuar për në finalen e Kupës Botërore të Klubeve pasi mposhti kampionin e Azisë, Al-Sadd, me rezultat 4-0.
Kampionët e Spanjës dhe Evropës dominuan ndeshjen duke krijuar raste të shumta, dhe arritën të gjejnë rrejtën katër herë.

Goli i parë i Blaugranëve erdhi pas një gabimi qesharak të mbrojtjes së Al-Sadd, kur Adriano shfrytëzoi një keqkuptim mes të mbrojtësi Belhadj dhe portierit të skuadrës, Mohamed Saqer.

Në fund të pjesës së parë mbrojtësi brazilian shënoi edhe golin e tij të dytë, pas edhe një gabimi tjetër të portierit kundërshtar.
Edhe pjesa e dytë e ndeshjes solli dy gola për evropianët. Në minutën e 64-të Seydou Keita trefishoi epërsinë me Lionel Messi që ishte arkitekt i golit, ndërsa në minutën e 81-të, Maxwell vulosi rezultatin duke shënuar golin e katërt për Barcelonën.
Të zgjedhurit e Pep Guardiolës në finalen e Kupës Botërore të Klubeve do të përballen me kampionin e Brazilit, Santos, që në gjysmëfinalen e djeshme mposhti kampionin e Japonisë, Kashiwa Reysol me rezultat 3-1.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...