Klose i ngazëllyer me muajt e parë te Lazio

dardanmiftari | Monday, December 26, 2011 | 0 Komente

Miroslav Klose është i ngazëllyer me gjashtë muajt e tij të parë te Lazio.
Sulmuesi gjerman ka shënuar nëntë gola në 15 ndeshje në Serie A plus dy në pesë paraqitjet e tij në Europa League.

“Vërtet jam i lumtur në Romë, pasi Lazio ishte ajo që kisha kërkuar. Në këtë periudhë jam stërvitur vërtet shumë dhe kjo është arsyeja se pse kam shënuar kaq shumë gola. Ndjehem mirë psikikisht dhe fizikisht, derisa po kaloj në mënyrë të përkryer me trajnerin Edy Reja. Nuk dua t’i jap vetes komplimente, pasi ende dua të përmirësohem”.

“Euro 2012 është një objektiv i madh që kam në mendje për vitin e ardhshëm, por kjo nuk është i vetmi”, ka thënë Klose.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...