Lëndohet Sergio Ramos
Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ka pësuar një lëndim gjatë fitores mbresëlënëse prej 6-2 përballë Sevillas, i cili pritet ta kufizojë paraqitjen e tij në fushë.
Spanjolli e zhvilloi të gjithë ndeshjen kundër andaluzianëve, mirëpo pas takimit u ankua për dhimbje.
25-vjeçari iu është nënshtruar disa ekzaminimeve të dielën për të përcaktuar llojin e lëndimit, ndërsa skanimet kanë treguar se ai i ka tërhequr tejzat.
Nuk është caktuar koha e mungesës së tij, por është e sigurt se Ramos nuk do të paraqitjet në takimin e Kupës së Mbretit ndaj Ponferradinas.
Jose Mourinho do të shpresojë që mbrojtësi të jetë në dispozicion të tij në ndeshjen e parë pas pushimit dimëror (më 8 janar kundër Granadas).
Category: Futboll
0 Komente