Loew: Jemi në grupin më të fortë
Bosi i Gjermanisë, Joachim Loew ka deklaruar se skuadra e tij është në grupin më të vështirë, por edhe më interesant të kampionatit evropian Euro 2012.
Gjermania është shortuar në Grupin B me Holandën, Portugalinë dhe Danimarkën në atë që quhet ‘grup i vdekjes’, por kjo aspak nuk e ka lëkundur strategun gjerman që duket mjaft optimist.
“Grupi ynë është më i forti dhe grupi më interesant. Edhe Danimarka është shumë e rrezikshme, sepse ata nuk kanë frikë nga emrat e mëdhenj dhe ekipet e mëdha. Unë e kam thënë para shortit: Unë nuk kam ndonjë ekip që dua ta shmang. Ky është një evropian fantastik ku secili ekip është i fortë. Nuk është sikurse në Botëror ku luani me ekipe si Costa Rica apo Ecuadori”.
“Para një gare të tillë njerëzit debatojnë për atë që mund të ndodhë. Por, gjëja më e rëndësishme është se cili ekip është më në formë. Janë shumë gjëra që mund të ndodhin, mund të kemi edhe lëndime”, ka thënë Loew.
Category: Futboll
0 Komente