Luan Krasniqi i jep fund karrierës
Njëri nga sportistët më të famshëm kosovarë në botë, boksieri Luan Krasniqi, ka zbuluar sot se pas një karrierë të suksesshme ai i ka dhënë fund karrierës në boksin profesionist.
Boksieri shqiptar e ka bërë publik lajmin përmes një letre të publikuar në faqen e tij të internetit, http://www.luankrasniqi.com/, në të cilën ka falënderuar të gjithë tifozët për mbështetjen që i kishin dhënë ndër vite.
Gjatë karrierës së tij gati 15-vjeçare në kategorinë e rënda të boksit profesionist, Luani ka luftuar në 35 meçe, 30 prej të cilave i ka fitore (14 me nokaut), 1 barazim dhe katër humbje.
Maja më e lartë e karrierës si profesionist ishte renditja si numri 2 në botë për peshat e rënda në WBO, ndërsa për shumë vite me radhë ishte Kampion Evropian për peshat e rënda të EBU.
Letrën lamtumirës të Luan Krasniqit mund ta lexoni duke klikuar këtu.
Category: Boks
0 Komente