Martinez: Barca i ‘ofendon’ ekipet në Camp Nou

dardanmiftari | Sunday, December 04, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Levantes, Juan Ignacio Martinez, ka thënë se forma e Barcelonës në shtëpi është ofenduese për ekipet tjera, pasi katalanasit shënuan dhe golin e 39-të këtë sezon në Camp Nou, dhe ende nuk e pësoi asnjë gol.
“Ne kemi dashur t’i frustrojmë, por pranuam gol të hershëm. Ne luajtëm deri në fund dhe unë ndjeva se ekipi nuk u dorëzua kurrë”.

“Nuk keni shumë mundësi në Camp Nou. Por, forma e një skuadre që ka 39 gola dhe nuk pranoi asnjë në shtëpi është ofenduese për ekipet tjera. Ata janë ekip që monopolizojnë topin, e që në vitet e fundit fitoi gjithçka. Ne largohemi kryelartë, por me pesë copa në portë”, ka thënë Martinez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...