Messi: Do ta fitoj Botërorin me Argjentinën

dardanmiftari | Monday, December 26, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, thotë se ai shpreson ta fitojë trofeun e Kupës Botërore me Argjentinën gjatë karrierës së tij.
“Ëndrra ime? Ta fitoj Kupën e Botës dhe Copa American. Kjo është ajo që më mungon dhe jam i bindur se do ta arrij këtë”, ka thënë Messi për revistën e Federatës Argjentinase të Futbollit.

“Do të isha i ngazëllyer të fitoj një titull me kombëtaren. Por është e qartë se nuk kam çfarë të dëshmoj, gjithmonë kam dashur ta ndihmoj ekipin dhe gjithmonë do të jetë kështu”.

“Nuk mendoj se i kam borxh dikujt, le ta qartësojmë. Unë jam vetëm edhe një lojtar në këtë ekip i cili dëshiron më të mirën për futbollin argjentinas. Pak nga pak, skuadra i jonë po zhvillohet”, ka shtuar Messi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...