Messi, Xavi dhe Ronaldo, finalistët e FIFA Topi i Artë

dardanmiftari | Monday, December 05, 2011 | 0 Komente

Fituesi i vitit të kaluar, Lionel Messi, bashkëlojtari i tij Xavi Hernandez, dhe rivali i përbetuar, Crsitiano Ronaldo, janë tre lojtarët të cilët do të luftojnë për shpërblimin më të çmuar individual për një futbollist, FIFA Topin e Artë.
Tre finalistët u zbuluan nga sekretari gjeneral i FIFA-s, Jerome Valcke, dhe drejtori i revistës franceze France Football, Francois Moriniere.


Favoriti kryesor për ta fituar çmimin është Messi. Ai e kishte fituar trofeun në fjalë në të dy vitet e kaluara, 2009 dhe 2010, dhe mund të bëhet lojtari i parë pas Michel Platini që e fiton këtë trofe tre herë radhazi.

Cristiano Ronaldo, i cili vitin e kaluar fitoi vetëm trofeun e Kupës së Mbretit, po ashtu është në garë në kërkim të Topit të Artë të dytë në karrierën e tij. Ai e kishte fituar atë në vitin 2008 kur ishte lojtar i Manchester United.


Kandidati i tretë dhe më pak favorit mbetet mesfushori i Barcelonës, Xavi, i cili përfundoi i treti në të dy edicionet e kaluara.

Messi po ashtu është kandidat për të fituar çmimin Puskas Award për Golin e Vitit për golin kundër Arsenalit. Messi do të luftojë për këtë shpërblim me sulmuesin e Manchester United, Wayne Rooney (golin e fitores kundër Manchester Cityt) dhe me yllin e Santos, Neymar (goli kundër Flamengos).

Barcelona dhe Real Madridi do të luftojnë edhe në garën për Trajnerin e Vitit, ku janë nominuar tre kandidatë: Pep Guardiola, Jose Mourinho dhe trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...