Milani duhet ta BLEJË Tevezin

dardanmiftari | Thursday, December 22, 2011 | 0 Komente

Manchester City besohet se do ta lë huazimin e Carlos Tevez te Milani, por vetëm nëse Rossonerët pranojnë obligimin për ta blerë argjentinasin në fund të sezonit.
Zyrtarë të të dyja klubeve janë të takuar në Londër të enjtën për të arritur një marrëveshje për të ardhmen e mundshme të argjentinasit në San Siro.

City besohet se ka zbutur qëndrimin për një transfer permanent në janar, por kërkon me çdo kusht që Rossonerët ta blejnë futbollistin gjatë verës. Pa marrëveshje të arritur, klubet janë pajtuar që të vazhdojnë negociatat pas festave të fundvitit.

Carlos Tevez nuk ka luajtur në asnjë ndeshje për Manchester Cityn, që prej kohës kur refuzoi të luante në humbjen ndaj Bayernit të Munichut në Ligën e Kampionëve në shtator.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...