Milani mund Genoan

dardanmiftari | Saturday, December 03, 2011 | 0 Komente

Milani ka arritur të shënojë fitore shumë të rëndësishme ndaj Genoas në transfertë me rezultat 2-0, duke vazhduar kështu gjahun drejt kreut të tabelës.
Pjesa e parë e këtij takimi u dallua me një lojë agresive duke pamundësuar ndonjë prej skuadrave, sidomos Milanin shënimin e golit.

Loja agresive vazhdoi edhe në pjesën e dytë, por deri në momentin kur Kakaber Khaladze u ndëshkua me dy kartonë të verdhë brenda shtatë minutave, e i dyti ishte fatal duke ia dhuruar mundësinë Zlatan Ibrahimovicit që të realizojë për 1-0 (56’), dhe sigurisht se suedezi ishte i pa gabueshëm.

Në vazhdim Antonio Nocerino me asistimin e Kevin Prince Boateng vulosi fatin e takimti për 2-0 (79’), që ishte dhe rezultati përfundimtar.

Milani përkohësisht gjendet në krye të tabelës në Serie A me 27 pikë, por Juventusi ka një ndeshje më pak të zhvilluar të cilën e zhvillon këtë fundjavë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...