Milani ngjitet në krye
Me rezultat prej 2-0, kampioni në fuqi i Serie A, Milan, ka fituar kundër Sienas në takimin e të shtunës mbrëma të zhvilluar në San Siro.
Fraksioni i parë i lojës u mbyll pa gola me një dominim të lojës dhe posedimit nga Rossonerët, megjithatë rastet më të mira i patën mysafirët.Në gjysmën e dytë, mesfushori italian, Antonio Nocerino, i kaloi vendasit në epërsi, ndërsa asisti ishte i Robinhos (55’).
Pas një ndërhyrjeje në Kevin-Prince Boateng brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit kundërshtar, u akordua penalti në favor të Milanit, ndërsa përgjegjësinë e mori Zlatan Ibrahimovic, për ta dyfishuar epërsinë (64’).
Pas kësaj fitoreje, Milani merr kreun e tabelës me një pikë më shumë se Juventusi dhe Udinese, që ndeshjet e kësaj xhiroje i zhvillojnë të dielën.
Category: Futboll
0 Komente