Milani zgjedh pesë lojtarët kosovar (VIDEO)

dardanmiftari | Sunday, December 04, 2011 | 1 Komente

Trajnerët e akademisë së gjigantit italian Milanit, kanë zgjedhur pesë futbollistët me të cilët do të punohet pas zbulimit të tyre në Milan Camp 2011.
Muhamet Hyseni, Veton Lusha, Agon Hajredini, Leart Bilalli dhe Edon Zhegrova janë futbollistët të cilët u dalluan në këtë kamp dhe të cilët do të udhëtojnë në San Siro.

Ishte Edon Zhegrova, 12 vjeçari i cili mahniti të gjithë me talentin e tij, duke e detyruar madje edhe trajnerin Davide Corti që ta cilësojë atë si talent të së ardhmes, duke mos shprehur dyshime se do të bëhet lojtar i madh në të ardhmen. Zhegrova është mesfushor ofensiv dhe luan për të rinjtë e Flamurtarit, ndërsa më poshtë mund të shihni një video promocionale të tij.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

1 comment:

  1. i mirrrr djalii zavendesus i PIRLOS ishalla bohet

    ReplyDelete

Shkruani Komentin Poshtë...