Milito nuk largohet në janar
Agjenti i Diego Militos ka deklaruar se klienti i tij nuk do të largohet nga Interi në afatin kalimtar të janarit, pavarësisht spekulimeve rreth të ardhmes së tij.
Argjentinasi nuk e ka më të sigurt vendin në ekipin startues me Nerazzurrët, dhe mediat italiane e kanë lidhur sulmuesin me një largim gjatë afatit kalimtar të janarit.
“Milito nuk do të largohet në janar. Çdo klub i interesuar për të do të duhet të presë së paku deri në verë”, ka deklaruar agjenti i lojtarit.
Category: Futboll
0 Komente