Mourinho: Nuk dështuam, Barca kishte fat

dardanmiftari | Sunday, December 11, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho ka deklaruar pas disfatës nga Barcelona se ekipi i tij nuk ka dështuar dhe se nuk duhet të bëhet tragjedi, pasi Barcelona fitoi me fat dhe se ekipi i tij është në krye.
Gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes, 48 vjeçari ka folur për mënyrën se si katalanasit kaluan në epërsi me golin e dytë të realizuar i cili sipas portugezit ishte fat i pastër, përderisa hodhi poshtë mendimet e njerëzve se ekipi i tij ishte inferior ndaj kundërshtarit.

“Pjesa e parë ishte e baraspeshuar, por goli i dytë ishte fat i pastër dhe asgjë më shumë. Nuk është problemi te talenti apo te dështimi”.
“Fati luan rolin e vet. Pranë rezultatit 1-0, ne është dashur të jemi në epërsi 2-0, i cili në rrethana të caktuara do të duhej të kishte qenë për ne në këtë takim, pasi Cristiano Ronaldo në këto raste e fut topin në rrjetë”.
“Mendova se Messi do të përjashtohej, por derisa ta shoh situatën nuk mund të flas për këtë. Ne jemi të barabartë me pikë, por tani kemi dhe një ndeshje më shumë. Nëse fitojmë te Sevilla, atëherë do të jemi liderë. Mendoj se disfata është rezultat i asaj për të cilën është krijuar futbolli”, deklaroi Mourinho pas takimit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...