Pa gola në Friuli
Dy skuadrat nga kreu i tabelës në Serie A, Udinese dhe Juventus, kanë luajtur pa gola në takimin e të mërkurës mbrëma në Stadio Communale Friuli.
Mysafirët ishin skuadër dukshëm më e mirë në gjysmën e parë duke e menaxhuar lojën, mirëpo ofensiva e tyre nuk ishte aspak e rrezikshme për vendasit.
Në fraksionin e dytë gjërat filluan të nivelizoheshin dhe Udine kohë pas kohë shfaqej skuadër mjaft e rrezikshme.
Me përforcimin e sulmit kah fundi i ndeshjes (Fabio Quagliarella dhe Alessandro Del Piero), Zonja e Vjetër e kërkoi me ngulm golin e fitores, megjithatë nuk arriti ta jetësojë këtë qëllim.
Pas këtij barazimi, Juventusi ndan pozitën e parë në tabelë me Milanin, ndërsa Udinese mbetet e treta me dy pikë më pak se liderët.
Category: Futboll
0 Komente