Paqe në Londër

dardanmiftari | Thursday, December 22, 2011 | 0 Komente

Ashley Cole Me rezultat 1-1 ka përfunduar sfida derbi e javës së 17-të në Ligën Premier me Tottenhamit dhe Chelseat të zhvilluar në Ëhite Hart Lane.
Ishte kjo një sfidë mjaft e hapur ku gjatë gjithë takimit janë shënuar vetëm dy gola.

Tottenhami e nisi shumë mirë takimin duke bërë impenjimin fillëstar. Pas një depërtimi në krah të Gareth Bale, ishte uellsiani ai që lansoi një top të ulët në zonë për togolezin Emmanuel Adebayor që realizoi nga afërsia për 1-0 dhe epërsinë e Spursave (8’).

Mirëpo, në vazhdim të takimit kthehet Chelsea. Një depërtim të mrekullueshëm në krah dhe një top të ulët në zonë ashtu sikurse te goli i parë nga mbrojtësi Ashley Cole e shfrytëzoi më së miri sulmuesi më në formë i Bluve, Daniel Sturridge, i cili u hap më së miri për të shënuar nga afërsia për 1-1.

Në vazhdim të takimit ndeshja ishte e balancuar, por vlen të përmendet një goditje e Didier Drogbas nga afërsia që përfundoi në shtyllën pingule të Spursave.

Me këtë barazim Tottenhami e sheh veten në pozitën e tretë me 35 pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar se Manchester United që ka 42 pikë, përderisa Chelsea pas javës së 17-të ka 33 pikë në vendin e katërt.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...