Paqja mbizotëron në Olimpico

dardanmiftari | Monday, December 12, 2011 | 0 Komente

Ka përfunduar me barazim kryendeshja e kësaj xhiroje në Serie A. Takimi i zhvilluar të hënën mbrëma në Stadio Olimpico mes Romës dhe Juventusit është mbyllur me rezultat 1-1.
Giallorossët krijuan epërsi të hershme (6’) me anë të Daniele De Rossit, i cili pranoi një top nga Francesco Totti për të shënuar në portën e Buffon, mirëpo fajin kryesor e pati Vidal që nuk e ndali topin edhe pse i kaloi shumë pranë.Në vazhdim, deri në fund të pjesës së parë ishin mysafirët ata që dominuan dhe e kontrolluan lojën.
Megjithatë, përkundër rasteve të shumta, Bianconerët nuk qenë të aftë të shënonin në portën e Stekelenburg, ashtu që fraksioni i parë përfundoi me epërsi minimale të vendasve.Në gjysmën e dytë, një goditje e Estigarribas u shndërrua në krosim për mbrojtësin Giorgio Chiellini, i cili shënoi me kokë për ta barazuar rezultatin (61’).
Vetëm dy minuta më pas, u akordua penalti në favor të Romës, mirëpo goditjen e Francesco Tottit e ndali me sukses portieri Gigi Buffon.
Në minutat në vazhdim, vendasit filluan të tregoheshin të rrezikshëm dhe filluan ta nivelizojnë lojën deri në një shkallë me skuadrën mysafire. Megjithatë, ishin të dyja skuadrat që e kërkuan fitoren deri në fund të takimit, por nuk arritën të shënojnë.
Pas këtij barazimi, Juventusi pozicionohet në krye të tabelës me pikë të barabarta me Udinesen, ndërsa Roma ngritet në vendin e nëntë me pikë të barabarta me Genoan, Cagliarin dhe Catanian.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...