Paraqitje e mirë e Cityt, por Napoli vazhdon tutje

dardanmiftari | Wednesday, December 07, 2011 | 0 Komente

Tifozët e Napolit Manchester City ka arritur ta mposhtë Bayern Munichun me rezultat 2-0 në takimin e fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, mirëpo nuk e ka siguruar kualifikimin në fazat e mëtutjeshme të kësaj gare, pasi vendin e dytë në Grupin A e ka zënë Napoli.
Derisa kundërshtari i Cityt luante pa ndonjë objektiv dhe me mungesa të shumta të formacionit bazë, ishin ‘pasanikët’ ata që e diktuan gjysmën e parë duke shfaqur lojë mjaft të mirë dhe duke krijuar raste të shumta.

Megjithatë, ata arritën të realizojnë vetëm një herë. Edin Dzeko ia plasoi topin David Silvas, ndërsa anësori spanjoll në mënyrë maestrale e mposhti portierin Butt (36’).

Edhe në gjysmën e dytë vendasit vazhduan me lojën e mirë, dhe përmes një aksioni të filluar nga Yaya Toure, ishte pikërisht mesfushori nga Bregu i Fildishtë që e konkretizoi me golin e dytë të Cityt (52’).

Mirëpo, përkundër kësaj loje të mirë të Manchester Cityt, çdo shpresë nga ana tjetër ua shoi Napoli që fitonte me rezultat 2-0 përballë Villarrealit. Gokhan Inler (65’) dhe Marek Hamsik (76’) ishin lojtarët që e dërguan skuadrën italiane në fazat e mëtutjeshme të Ligës së Kampionëve.

Sa i përket Grupit A, Bayern Munichu kualifikohet nga vendi i parë me 13 pikë, ndërsa Napoli nga vendi i dytë, me 11 pikë të grumbulluara. Ndërkohë, Manchester City do të bëjë gara në Europa League.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...