Pique luan në El Clasico

dardanmiftari | Friday, December 02, 2011 | 0 Komente

Barcelona ka marrë disa lajme pozitive në lidhje me Gerard Pique i cili do të jetë në gjendje të luajë për derbin e 10 dhjetorit ndaj Real Madridit.
Mbrojtësi spanjoll ishte nën hetime pasi kishte marrë një karton për humbje të kohës në ndeshjen e të martës kundër Rayo Vallecano.

Kartoni i verdhë ndaj tij ishte i pesti i sezonit, që do ta përjashtojë atë për ndeshjen e këtij vikendi ndaj Levante në Camp Nou.

Kishte spekulime se lojtari mund të jetë ndëshkuar qëllimisht me qëllim që të shmangë rrezikun për t’u suspenduar për El Clasico.

Megjithatë, pasi ka hulumtuar rrethanat e marrjes së kartonit, duke pasur parasysh edhe raportin e gjyqtarit Miguel Angel Perez Lasa, Komiteti Garues nuk ka gjetur dëshmi për ndonjë veprim të qëllimshëm.

Si pasojë, Pique do të mungojë vetëm një ndeshje për kartonët e verdhë, dhe do të jetë i lirë për të udhëtuar në Santiago Bernabeu për derbin e muajit dhjetor.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...